Përkrahësit e Rugovës e bëjnë “pes pare” Isa Mustafën për vendosjen e fotografisë së tij në zyret e partisë

Përkrahësit e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova kanë reaguar ashpër për largimin e fotos së tij nga zyret e LDK-së, dhe vendosjen e fotografisë së kryetarit aktual të partisë, Isa Mustafa.

Një faqe në Facebook e titulluar “Dr. Ibrahim Rugova”, me hiç më pak se 290 mijë pëlqime ka postuar një reagim të ashpër lidhur me këtë veprim të Isa Mustafës.

Sipas tyre, askush nuk mund të zëvendësojë presidentin Rugova, dhe se një veprim i tillë është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet elektoratit Rugovian.

Ata thonë se fyerja është edhe më e madhe kur një gjë e tillë bëhet menjëherë pas zgjedhjeve.

Postimi i plotë i tij:

Askush nuk mund të zëvendësoi Presidentin Rugova.

Largimi i fotos së Presidentit Rugova nga zyret e LDK-së dhë zëvendesimi i sajë më një foto dhë thënjë të kryetarit aktual Isa Mustafa është fyerja më e madhe që mund ti bëhet elektoratit Rugovian.

LDK-ja kishte dhe do të kete edhe Kryetarë të tjerë por asnjeri nuk mund ta zëvendësoi emblemen e LDK-së Presidentin Rugova.

Tentimi për një gjë të tillë është fyrje e madhe për të gjithë Rugovistet , aq më shumë kur një gjë e tillë bëhet mënjeher pas zgjedhjeve.