Rama reagon për 13 tetorin: Thjesht mëshirojeni, 30 qershori e vetmja datë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë sapo presidenti Ilir Meta ka konfirmuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve lokale. Duke kërkuar mëshirë për presidentin, Rama thekson se data e vetme për zgjedhjet lokale është 30 qershori.

Në një reagim në ‘Twitter’, Rama shkruan: “A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum. 30 qershori është vetmja datë zgjedhjes.”