Përkujtohen dëshmorët: Avni Klinaku, Januz Jashari, Enver Tahiri dhe Mehdi Fazliu

Me rastin e 19 vjetorit të rënies së tyre, të mërkurën më 18 prill 2018, përkujtohen dëshmorët: Avni Klinaku,Januz Jashari, Enver Tahiri dhe Mehdi Fazliu.

Për dëshmorët: Avni Klinaku, Januz Jashari dhe Enver Tahiri, në ora 12:00 do të bëhen homazhe në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ndërsa për dëshmorin Mehdi Fazliu në ora 12:00 bëhen homazhe në fshatin Gllanasellë të Drenasit.

Dëshmorët: Avni Klinaku, Januz Jashari dhe Enver Tahiri ishin ushtar të Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së. Kurse, dëshmori Mehdi Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës.

Ata ranë së bashku gjatë luftimeve në malet e Çyçavicës, në krye të detyrës, në mbrojtje të popullatës civile.