Putin, kancelarit gjerman: Raundi i tretë i bisedimeve mbahet këtë vikend

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se raundi i tretë i bisedimeve mes palës ruse dhe asaj ukrainase do të mbahet këtë vikend.

Teksa po vazhdojnë luftimet, rundi i dytë i bisedimeve nuk solli rezultate mes palës ukrainase dhe asaj ruse, por, megjithatë gjatë atij rundi palët u dakorduan për krijimin e korridoreve humanitare për civilët.

Kujtojmë se pala ukrainase pas rundit të dytë ka thënë se nuk u arritën rezultatet që i duhen Ukrainës.

Ukraina planifikon bisedime me Rusinë këtë fundjavë

Ukraina planifikon të mbajë një raund të tretë bisedimesh këtë fundjavë me zyrtarët rusë në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve të shkaktuara nga sulmet e i Moskës, tha të premten një nga negociatorët e Kievit.

“Takimi i tretë mund të zhvillohet nesër ose pasnesër, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm,” tha këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, në ditën e tetë të luftës.