Përkujtohen katër dëshmorët dhe tre martirët në fshatin Pataqan i Ulët

Me nderimet më të larta , gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve, përkujtuan sot katër dëshmorët: Reshat Zekën, Sadik Sylejmanin, Bekim Ahmetin dhe Namik Zekën edhe tre qytetarët e vrarë nga forcat pushtuese serbe: Shemsie Hotin, Sutki Hotin nga Pataqani i Ulët dhe Ferat Dakën nga Rahoveci.

Me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL të UÇK-së, me familjarë e bashkëqytetarë, sot në Pataqan të Ulët, në 21 vjetorin e rënies, kujtuam katër dëshmorët e rënë për liri: Reshat Zekën, Sadki Sylejmanin, Bekim Ahmetin dhe Namik Zekën. Njëherësh, i kujtuam edhe tre qytetarët e vrarë nga forcat pushtuese serbe: Shemsie Hotin, Sutki Hotin nga Pataqani i Ulët dhe Ferat Dakën nga Rahoveci.

Ata dhanë jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot, kurse ne kemi obligim të kujtojmë përjetësisht jetën dhe veprën e të gjithë atyre që sakrifikuan për Atdhe!

Lavdi të rënëve për liri!