Si po e kopjon Kurti, Edi Ramën: Propozoi ministra edhe nga jashtë Kosova

Lideri i VV’së, Albin Kurti, dje propozoi e 5 emra nga partia e tij për Ministra dhe një zëvëndëkryeministër, këtë madje pa u konsultuar me partnerin e mundshëm në koalicion, LDK’në. Çudia tjetër e gjithë kësaj ishte Blerim Reka nga Shkupi, të cilin Kurti e sheh si Ministër të Jashtëm të vendit, e më këtë,ai tentoi të ndërtojë një model të ngjashëm me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të propozuar ministra që janë nga jashtë vendit.

Pak para takimit të djeshëm me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, Kurti publikoi një video-mesazh përmes të cilit i bëri thirrje Mustafës të propozojë edhe ai emrat nga partia e tij, për postet shtetërore.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia”, tha Kurti në videon e publikuar në Facebook.

Fakti më interesant në gjithë këtë ishte propozimi i Blerim Rekës për Ministër të Jashtëm. Ish-kandidati për President të Maqedonisë së Veriut, po shihet i denjë nga Kurti për këtë pozitë.

Ndonëse, ky post ‘i ishte premtuar’ publicistit Veton Surroi, Kurti siç duket ndryshoi mendje dhe po dëshiron të ndjekë një model si ai i Edi Ramës.

Kryeministri Shqiptar vitin që lam pas bëri një reformatizim të ministrave në Qeverinë e tij, ku mes tyre ishin edhe nga Kosova.

Tashmë në Qeverinë Ramaj poste të larta kanë edhe Gent Cakaj, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe Besa Shahini, Ministre e Arsimit.
Ani pse Kurti nuk arriti të formojë Qeveri deri tash, nëse ia del ta bëj një të tillë ai po tenton ta ndërtojë me një model të ngjashëm si të Ramës./gazetametro.net