Përleshja e djeshme me armë mes dy grupeve në Prishtinë, arrestohet një person

Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme që operojnë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prishtinës, është ndërmarr një operacion policor, lidhur me arrestimin e personave të dyshuar për rastin Vrasje në tentativë, që ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri”,dje në Prishtinë.

Operacioni policor është realizuar në Prishtinë, ku policia ka arrit të identifikoj tre personat e dyshuar të përfshirë në rast, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në tri lokacione.

Në njërën prej lokacioneve policia ka arrit që gjejë dhe të arrestoj personin e dyshuar: F.M, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu nga ana e hetuesve policorë është sekuestruar: Një veturë e tipit BMW, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor, janë në kërkim të dy personave të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.