Limaj viziton familjen e Jakup Krasniqi për t’i uruar për martesën e djalit

Fatmir Limaj nga radhët e “Nisma”, ka vizituar familjen e Jakup Krasniqi për t’i uruar për martesën e djalit të tyre.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky gëzim në familjen e Krasniqit do të dyfishohet pas kthimit triumfues të Jakup Krasniqit në familjen dhe atdheun e tij.

“Ky gëzim në familjen e bacit Jakup do të dyfishohet pas kthimit të tij triumfues në familjen dhe atdheun e tij të cilit ai ia kushtoi gjithë jetën. Shpreha keqardhjen time për mungesën e bacit Jakup në këtë gazmend familjarë, pasi ai padrejtësisht bashkë me disa nga shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare”, shkroi Limaj.