Përleshje e tifozëve të Manchester City-t dhe Liverpool (video)

Një grup tifozësh të Manchester City-t dhe Liverpool janë përleshur dje në metronë e Londrës gjatë rrugës për në Wembley.

Grupet ishin në linjën Metropolitan duke shkuar për të parë finalen e “Community Shield”, dhe në një ndalesë në stacionet e metrosë dy grupet e tifozëve janë ndeshur me njëri tjetrin.

Përleshja filloi në derën e trenit ku shihen suportuesit të grushtojnë njëri-tjetrin. Shumë prej tyre mundoheshin të qetësojnë gjakrat por përleshja përfundon vetëm kur dera e trenit mbyllet.

Një punonjës i metrosë tregon se nuk ka pasur të lënduar nga tifozët dhe as nga oficerët e policisë. Gjithashtu nuk ka pasur as arrestime por policia po punon për identifikimin e e personave që ishin pjesë.