Përleshje fizike në Merdarë, policia i arreston disa persona

Në një video të publikuar në media, shihet pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë ndërhyrë për ta parandaluar dhe i ka arrestuar disa persona.

Siç mëson RTV Dukagjinit nga burimet e saj, arsyja e konflikti ka ndodhur për shkak se të kalimit të kolonës nga njëra veturë.

Deri në dy orë të plota janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuar mëngjesin e sotëm, kolona e veturave që janë duke pritur për të dalë nga Kosova, në Merdarë është 1500 metra.

Ndërsa në vendet e tjera, si Dheu i Bardhë pritjet për të dalë janë 500 metra, ndërsa në Jarinje 70-80 metra.

Po ashtu, pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, rreth 60-80 minuta.

Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje, ose mesatarisht hyrja dhe dalja përllogariten rreth 5-10 minuta maksimum dhe pa kolona të pritjes.