Përleshje mes policëve dhe pronarëve të lokaleve në Prizren

Pesë persona janë arrestuar në Prziren, pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se zyrtarët policorë gjatë ballafaqimit kanë pësuar lëndime trupore.

“Prizren 16.07.2020-11:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës. Zyrtarët policor gjatë ballafaqimit me ta kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.