Vdes 25-vjeçari që u aksidentua dje në autostradën Tetovë-Shkup

Dje më 9 maj rreth orës 07:20, në autostradën Tetovë-Shkup në afërsi të urës në lumin Vardar, ka ndodhur një aksident ku ka mbetur një person i lënduar.

25-vjeçari nga Tetova me inicialet I.B, si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë sot, raporton Zhurnal.mk.

Kontrollin e vendin të ngjarjes e kanë kryer prokurori i rastit dhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.