Përleshjet në LDK nuk kanë të ndalur: Pas shpullave e grushteve, tash edhe me mjetet e vjetra – me karrige (video)

Sot rreth orës 16:40 ka ndodhur një përleshje fizike brenda Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike në Mat, shkruan Fokusi.info.

Delegatët e Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mat, e cila është pjesë e degës së tretë të kësaj partie janë përleshur ashpër sot ndërmjet vete.

Një video që na ka dërguar një lexues i yni, shihen përleshjet me karrige.

Dhuna në degët e kuvendeve zgjedhore të kësaj partie në Prishtinë është duke vazhduar tash e sa kohë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike.