Përmbyset varka në Danub, 6 emigrantë humbin jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujrat e lumit Danub mëngjesin e ditës së sotme.

Të paktën gjashtë persona u zhdukën pasi një varkë që transportonte migrantë u përmbys në lumin Danub midis kufirit serb dhe Kroat.

Varka dyshohet se kishte midis 10 deri 15 migrantë që po përpiqeshin të hynin në Kroaci.

Kërkimi për migrantët e zhdukur po vazhdon. Ende nuk ka konfirmim nga autoritetet kompetente në Serbi rreth aksidentit.