Përmbytje të mëdha në Mal të Zi pas reshjeve intensive

Reshjet intesive të shiut që kanë filluar shumë ditë më parë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë qytete dhe fshatra të këtij shteti Ballkanik.

Reshjet e fuqishme të shiut kanë zgjatur disa ditë më radhë dhe kanë shkaktuar probleme të mëdha. Raportohet se shumë fshatra dhe qytete janë përmbytur dhe shumë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ngase uji kishte depërtuar brenda.

Reshjet e shiut kanë pushuar në Mal të Zi por ato pritet të rikthehen përsëri nga dita e nesërme dhe po ashtu priten reshje të reja intensive që do ta rëndojnë edhe më shumë gjendjen edhe ashtu mjaft të rëndë në Mal të Zi./Meteoballkan

Shikoni pamjet: