Ky është parashikimi i Blerim Veles nëse mbahet zgjedhjet e parakohshme

Njohësi i çështjeve zgjedhore Blerim Vela ka bërë një parashikim të rezultatit nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Sipas parashikimit, LVV, LDK dhe PDK kane 76%, duke lene te nenkuptohet qe 12.5% te votave jane per AAK, Nismen, AKR dhe PSD .

Sipas tij duke marrë parasysh zgjedhjet e fundit LVV duhet te shenoj rritje prej 4.7% apo rreth 40 mije votash, derisa LDK te shenoi renie prej 1.5% apo rreth 12 mije votash, ndersa PDK te shenoi rritje prej 0.8% apo rreth 7 mije votash shkruan Vela në Facebook.

Postimi i plotë:

A mund te jete i sakte “parashikimi” qe LVV ka 31% te mbeshtetjes se votuesve, perderisa LDK ka 23% dhe PDK 22%?

Pergjigjja e shkurte ndaj ketij ” parashikimi” paushall eshte JO. Se pari, duhet pasur parasysh qe partite e komuniteteve minoritare qe kane kaluar pragun me 6 tetor kane marre 10% te votava, ndersa partite qe nuk kane kaluar pragun rreth 1.5%. Kjo i bie qe perqindja total e votave te disponueshme per partite shqiptare eshte 88.5%. Sipas parashikimit, LVV, LDK dhe PDK kane 76%, duke lene te nenkuptohet qe 12.5% te votave jane per AAK, Nismen, AKR dhe PSD. Keto parti ne zgjedhje e fundit kane pasur 16.5% te votes se pergjithshme.

Se dyti, nese merren per baze rezultatet e zgjedhjeve te fundit, LVV duhet te shenoj rritje prej 4.7% apo rreth 40 mije votash, derisa LDK te shenoi renie prej 1.5% apo rreth 12 mije votash, ndersa PDK te shenoi rritje prej 0.8% apo rreth 7 mije votash. Kjo i bie qe LVV shtimin e saj prej 35 mije votash duhet ta kerkoj tek subjektet tjera.

Se treti, arsye shtese qe e bene te pabesueshem kete parashikim eshte mosparaqitja e te dhenave per AAK, Nismen, AKR dhe PSD. Per tu permbushur “parashikimi” qe LVV te merr 31% keto subjekte se bashku duhet te humbasin 4% te votave apo rreth 35 mije vota. Shtrohet pyetja, sa eshte e besueshme qe nje votues potencial i AAK, Nismes, AKR dhe PSD do te mund te votoi per LVV kur dihen mosperputhjet vlerore dhe konfliktin e hapur qe ekziston mes tyre? Pak e mundshme, per mos te thene e pamundshme fare.

Ne fund, per te qene i besueshem “parashikimi” se LVV ka 31% te mbeshtetjes se votuesve, LDK dhe PDK nuk duhet te kalojne 20% te mbeshtetjes qytetare. Megjithate, nje parashikim i tille duhet te bazohet ne te dhena konkrete nga terreni qe te mund te jete i besueshem. Mediat do te ishte mire qe ti bejne #FactCheck pretendimeve te tilla para se ti publikojne, sepse krijohet pershtypja e gabuar qe po prezantohen fakte, ndersa ne te vertete jane pretendime paushalle.