Përparim Klinaku kandidat për Kuvendin e Komunës së Obiliqit nga Lëvizja për Bashkim

Ish – drejtori i Drejtorisë për Administratë në Komunën e Obiliqit, Përparim Klinaku ka kandiduar për Kuvendin e Komunës nga Lëvizja për Bashkim, shkruan Fokusi.info.

“Zotohem që besimin që më keni dhënë do t’ua shpërblej me punë të mira dhe çdo detyrë do e kryej me nder dhe përkushtim maksimal, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq dhe banore te Komunes se Obiliqit,

Kam kenaqesine te ju njoftoje se Dega e Levizjes per Bashkim ne Obiliq, ka vendosur qe une te jem pjese e listes se kandidateve per Kuvend Komunal ne Zgjedhjet Lokale te 17 terorit.

Duke e ditur rendesine e perfaqesimit dinjitoz ne Kuvend, kesaj gare I kam hy me vullnet dhe deshire te jashtezakonsheme, per te bere pune te mira per banoret dhe te ardhmen e Obiliqit, apo thene me mire per te vazhduar punet e mira qe i lam ne gjysme si pasoje e veprimeve te pandergjegjshme dhe te kunderligjshme te partnerit te koalicionit qeverises!

Sigurisht, falenderoj kryesine e Deges se LB-se, qe miratuan kerkesen time qe une te jem pjese e listes me te mire qe merr pjese ne zgjedhje.

Zotohem qe besimin qe me keni dhene do t’ua shperblej me pune te mira dhe çdo detyre do kryej me nder dhe perkushtim maksimal.

Andaj,
Te nderuar simpatizante,
Te nderuar zgjedhes dhe
Te nderuar votues,

Ju ftoje, qe te dilni sa me masovikishte ne zgjedhje dhe te votoni per ndryshim per se mbari duke votuar #AjetBerisha per Kryetar Komune ne Obiliq, Listen e Kandidateve te LB-se ne pergjithesi dhe mua ne veçanti!

Ne, jemi e vetmja shprese!
Shendet!