Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë sot zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prishtinës.

Në një seancë ceremoniale në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, para të pranishmëve, ai ka dhënë betimin për kryeqytetin, për qeverisje të denjë lokale, njofton Klankosova.tv.

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike zyrtarisht nga KQZ u shpall fitues i zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit, ku ishte në garë balotazhi me Arben Vitinë e Vetëvendosjes.

Nga rezultati zyrtar, Përparim Rama ka marrë 50.98 për qind të votave në kryeqytet, ndërsa Arben Vitia arriti t’i marrë vetëm 49.02 për qind.