Përparim Rama: E kam letërnjoftimin e Kosovës, me siguri ishte gabim teknik i KQZ-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka aplikuar në Komisionin Qendror Zgjedhor për certifikim me letërnjoftim të Kosovës dhe jo me atë të UNMIK-ut siç ka qarkulluar në disa dokumente të lëshuara nga ky institucion.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Ramën i cili ka thënë se kjo ka mundësi të jetë ndonjë lëshim i KQZ-së.

“Me siguri ka qenë ndonjë gabim teknik nga ana e KQZ. Unë letërnjoftimin e kam të Kosovës, janë numrat nga letërnjoftimi i Kosovës”, ka thënë Rama.

Më poshtë keni letërnjoftimin e Kosovës të Ramës: