Përpjekjet për shtensionimin e situatës në veri, Lajçaku takohet me komandantin e KFOR-it

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë takuar të martën komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Sipas njoftimit të KFOR, ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Miroslav Lajçak, përfaqësues special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, dhe shkëlqesinë e tij, Tomas Szunyog, shef i zyrës së BE-së në Kosovë/ përfaqësues special i BE-së. Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka njoftuar KFOR-i.

Ndryshe, Lajçaku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, e më vonë do të takohet dhe me kryeministrin Albin Kurti.