Haxhiu: Kosovës nuk i duhet një prokuror që e ka bishtin në derë

Që të jetë kryeprokuror, Blerim isufaj vazhdon të mbetet i papranueshëm për Qeverinë e Kosovës.

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, të mërkurën në “Konfront” , ka thënë se “Kosovës nuk i duhet një prokuror që e ka bishtin në derë”, duke aluduar te Isufaj.

Ajo përmendi kushtet, sipas të cilës duhet t’i ketë një kryeprokuror – e Blerim Isufaj për Haxhiun nuk i ka.

“Kosova ka nevojë për një kryeprokuror që ka integritet profesional dhe që është i guximshëm. Kosova nuk ka nevojë për një kryeprokuror që e ka bishtin e zënë me derë sepse po e merr në qafë një popull. Z.Isufaj është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, kjo prokurori ka kompetencat më të mëdha sa i përket krimeve të luftës, krimit të organizuar dhe korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe ku jemi ne në këto raste? Nuk ka vullnet për t’i luftuar peshqit e mëdhenj”, ka thënë Haxhiu