Përplasen dy automjete në Durrës, ndërron jetë pasagjerja

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës në Durrës, ku janë përplasur dy automjete dhe si pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, në Hamallaj. Shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme./Fokusi.info/