Përplasen dy automjete, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Fier.

Report Tv mëson se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka mbetur i plagosur një person.

Ndërkohë janë dëmtuar rëndë edhe dy automjetet të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.