9 gola në një ndeshje, talenti 18 vjeçar po e habit botën e futbollit! (video)

Një talent i ri që mund të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në botë po lind. Ai quhet Erling Braut Haland dhe me siguri pas disa vitesh do të flitet shumë për të.

Nuk ka mbushur ende 19-vjeç por në janar Red Bull Salzburg shpenzoi plot 5 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga norvegjezët e Moldes me shpresën se pas 2 apo 3 vitesh do ta shesë 10 apo pse jo edhe 20 herë më shumë.

Me atë që ka bërë sot në kampionatin Botëror të 20-vjeçarëve, Haland ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive nga e gjithë bota. Është vërtetë e pabesueshme ajo që ka realizuar sulmuesi i talentuar norvegjez.

9 gola në një ndeshje të vetme, po po e dëgjuat mirë, Haland ka shpërthyer në sfidën mes Norvegjisë dhe Hondurasit duke realizuar 9 herë në fitoren 12-0 që regjistroi Norvegjia e 20-vjeçarëve.

Gjithsesi nordikët e mbyllën grupin në vendin e 3-të me vetëm 3 pikë të grumbulluara dhe me shumë gjasa nuk do të jenë një nga 4 skuadrat e treta më të mira dhe do ta mbyllin aventurën e tyre te kjo ndeshje, por ajo që ka bërë Haland do të kujtohet për shumë vite.

Për 18-vjeçarin që është djali ish-futbollistit të Leeds United dhe Manchester Cityt Alf-Inge Haland, që tani interesohen disa klube të mëdha, përfshirë këtu Juventusin dhe Manchester United.

https://youtu.be/_hyoH27PHVY