Përplasen dy makina në autostradë, plagosen nënë e bir

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë paradites së sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë QTU-së.

Dy makina, një Benz dhe një Volvo janë përplasur mes tyre.

Benzi ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nënë e bir, Hamide dhe Shpëtim Sipri, 59 dhe 33 vjeç kanë marrë plagë të rënda.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga 59-vjeçarja.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

/Ora News.tv/