Këta janë kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes nga Vushtrria

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë me katër kandidatë për deputetë, shkruan Fokusi.info.

Siç njofton qendra e Vetëvendosjes në Vushtrri, kandidatë për deputetë janë: Besim Muzaqi- kryetar i Qendrës së VV-së, Fjolla Ujkani- anëtare e Kuvendit të Komunës në Vushtrri, Sylejman Meholli- drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale si dhe Gazmend Gjyshinca- anëtar i VV-së, i sapo anëtarësuar.

Mbrëmë me datë 03.09.2019, u mbajt Mbledhja e Këshillit të Qendrës së Vushtrrisë, me ç’rast u prezantuan kandidaturat për deputetë dhe u votuan nga ana e delegatëve të Këshillit.

Kandidatët e zgjedhur për deputetë nga Qendra e Vushtrrisë janë: Fjolla Ujkani, Besim Muzaqi, Sylejman Meholli, Gazmend Gjyshinca.

Urime të gjithë kandidatëve të përzgjedhur.

Na priftë e mbara!“, thuhet në njoftimin e LVV-qendra Vushtrri./Fokusi.info/