Përplasen dy makina në Tiranë/ Lëndohen dy fëmijë

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Pranë kryqëzimit të rrugës ‘5 maji’, dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë, dy fëmijë të mitur, janë lënduar. Ata janë transportuar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.