Përplasen tre makina në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur

Një i vdekur nga përplasja e tre makinave në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në Vorë në orët e para të mëngjesit. Dyshohet se si pasojë e përplasjes ka edhe të plagosur.

Nga përplasja e fortë një prej makinave të aksidentuara ka përfunduar në kanal.