Lajm i mirë: Shpëtohet punëtori që e zuri dheu në Gjakovë

Një punëtor i cili ishte duke hapur podrum për banesa është zënë nga dheu teksa ishte duke punuar.

Personi është nxjerrë dhe është jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.

“Gjatë ditës së sotme një person në Gjakovë është lënduar pasi që në një objekt është shembur dheu dhe e ka zënë punëtorin. Punëtorët kanë arritur ta nxjerrin nga objekti. Personi është jashtë rrezikut për jetë ndërsa në vendngjarje ka dalë inspektori i punës dhe prokurori kujdestar”, tha Gjokaj.