Përplaset aeroplani, 2 të vdekur

Të paktën dy persona kanë vdekur nga përplasja e një aeroplani në pistën e aeroportit të Bradley në Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë. Sipas mediave amerikane, aeroplani i rrëzuar i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Administrata Federale amerikane e Aviacionit ka konfirmuar se aeroplani nuk është pjesë e ushtrisë, por rezulton i regjistruar nga një përdorues privat. Ai është një nga pesë aeroplanët historikë që i përkasin Luftës së Dytë Botërore. Shkaqet e përplasjes në pistë janë të paqarta.

Dëshmitarët thanë se avioni ishte në fluturim për rreth 5 minuta përpara se të rrëzohej. Ndërsa autoritetet deklaruan se aeroplani arriti një shpejtësi 190 km/h përpara përplasjes. Aeroporti ndërkombëtar i Bradley u mbyll pas ngjarjes së rëndë.

Fluturimet u shtynë dhe pista u mbyll deri sa hetuesit të mbledhin prova në vendngjarje dhe të largojnë prej andej mbetet e aeroplanit të rrëzuar. /tvklan.al