Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK’së, Muhamet Uka

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK’së nga komuna e Lipjanit, Muhamet Uka, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e kanë dhënë, OVL UÇK dega në Lypjan

NJOFTIMI:

Sot ka ndërru jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Uka nga fshati Gllogoc i Lipjanit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 08. 12. 2022. ne varrezat e fshatit të tij të lindjes Gllogoc, në ora 14:00.
Në emër të Veteranëve të UÇK-së dega në Lipjan, i shprehim ngushëllime ma të sinqerta familës Uka, shokëve të ti të idealit si dhe miqëve e farefisit.
A. M.