Sondazhi përfundimtar i IPSOS/ Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit

Sondazhin i fundit i gjigandit IPSOS në bashkëpunim me Top Channel, nxjerr fituese të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit, Partinë Socialiste.

Nga të dhënat rezulton se PS konfirmohet forca e parë në rang kombëtar me 48.1%. Sipas sondazhit, PS e vetme merr më shumë vota se opozita, pasi aleanca PD-AN renditet e dyta me 43.6%.

Rezultati zhgënjyes i mbetet LSI që, sipas sondazhit, arrin të fitojë vetëm 3.6%.

Asnjë nga partitë e tjera,  nuk merr as 1% të votave. Nisma Thurje rezulton në kufirin e 0.9% e ndjekur nga Vetëvendosje me 0.8%.

Si ndahen mandatet në Tiranë

Në sondazhin e fundit të IPSOS-Top Channel, rezulton se në qarkun e Tiranës do të triumfojë PS me 48.9% dhe do të marrë 19 mandate. Kjo tregon se arrihet objektivi maksimal i përsëritur vazhdimisht nga Edi Rama dhe në listën e deputetëve përfshihet edhe Pandeli Majko.

Ndërsa PD do të marrë 17 mandate. LSI do të mbetet pa asnjë mandat, ndërsa lista e deputetëve në Tiranë do të ndahet vetëm mes dy forcave më të mëdha politike në vend, PS dhe PD./Gazeta SHQIP