Konfiskohen rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave në Kçiq të Mitrovicës

Rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave janë konfiskuar dje nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar për Reporteri.net konfiskimin e pajisjeve të tilla.

Investimi në kriptovaluta bartë rrezik të lartë, thotë Banka Qendrore e Kosovës

“Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”, ka thënë Stavileci.

Ai ka bërë të ditur se pajisjet për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në fshatin Kçiq të komunën së Mitrovicës.

Ndërsa zyrtari për media nga rajoni i Mitrovicës, Ilir Prekazi, por i njëjti ka thënë se përgjigje për këtë çështje mund të japin vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

“Për këtë çështje mund ti drejtoheni Zyrës për Informim Publik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë”, ka thënë Prekazi.