Përplaset rëndë me motor, humb jetën në aksident i riu shqiptar

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur orët e para të kësaj të premteje në Itali.

Siç raportojnë mediat fqinje, viktima është Redian Abllanica, me banim në Rossano Veneto (Vicenza).

Ai ishte duke lëvizur me një skuter, kur rreth orës 00:50, në një kryqëzim rrugësh në komunën Loria, ka humbur kontrollin e skuterit dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Raportohet se 35-vjeçari ka marrë lëndime të shumta, duke gjetur vdekjen në vend.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë kur ai është futur në kthesë.