Përplasja e 2 automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës, bën 2 persona për spital

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur 2 automjete.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një shtyllë tensioni, e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor.

Drejtuesit e 2 mjeteve të përplasura, J.B., dhe D.H., u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./noa.al/