Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe më i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje dhe ato maksimale pritet të sillen nga 27 deri në 31 gradë Celsius. Pasdite në disa rajone kryesisht në veri të vendit dhe disa vise tjera-kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe i nxehtë. Pasdite rrallë në disa rajone priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me diell dhe nxehtë, por nuk do të jetë tërësisht stabil në tërë rajonin sepse pasditeve në disa rajone kryesisht kodrinore-malore priten rrebeshe lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan