Përplasja e 2 motoçikletave, vdes në spital njëri drejtues

Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Divjakë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një aksident me motor ka rezultuar fatal për një 21 vjeçar, ndersa është plagosur drejtuesi i motorit tjeter.

Policia ka njoftuar se rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zharrnec, Divjakë, dy motoçikleta të tipit “Yamah” janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar E.M., 24 vjeç i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes, si edhe ka ndërruar jetë në spital drejtuesi tjetër, shtetasi R.Sh., 21 vjeç, banues në Divjakë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./noa