Kusari-Lila: PAN-i solli Ligjin për Paga që i largonte 30% të punëtorëve të sektorit publik

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Qeveria Kurti e ka në agjendë Ligjin për Paga dhe se grupi punuar është duke bërë punën e vet.

Kusari-Lila ka thënë se Ligji për Paga të cilin e kishte miratuar Qeveria e PAN-it, linte pa punë 30% të punëtorëve të sektorit publik.

“Ligjin për Paga që kishte miratuar PAN-i në vitin 2018 ishte sjellur në Kuvend dy javë pas miratimit në Qeveri. Gjatë shqyrtimit të dy leximeve në projektligj, ka pasur ndërhyrje brutale në të, me politizime me insistime me nivele e kategori të caktuara të lidhura me partitë në pushtet.

Me atë ligj rregullohej rritja e pagave e 70% e punëtorëve të sektorit publik dhe jashtë mbeteshin 30%. Atë ligj e kanë përkrahur këto sindikata që sot e kushtëzojnë Qeverinë me kalimin e këtij ligji.

Gjykata Kushtetuese asokohe nxori aktgjykimin dhe shpallë të pavlefshëm ligjin e atëhershëm. Ky ligj nuk bën të diskutohet në presion në kushtëzime, ky ligj duhet ta ketë qasjen gjithëpërfshirëse. Ligji i sjellë nga PAN-i asokohe, do ta krijonte një hendek mes pagave të sektorit privat dhe atij publik” ka thënë Kusari-Lila në Kuvend.