Përplasja për vizat, ambasadori gjerman ia kthen Pacollit

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, i ka reaguar ish-kryediplomatit kosovar, Behgjet Pacollit, pasi ky i fundit është shprehur i irrituar për vendimin e BE’së për lehtësim të liberalizimit të vizave për Bjellorusinë dhe ka thënë se dëshiron të shoh se çfarë kanë për të thënë për një gjë të tillë shefja e BE-së, Natalya Apostolova dhe ambasadori Heldt.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, i ka thënë Pacollit se duhet sqaruar që lehtësimi për procesin e liberalizimit të vizave nuk është liberalizim i vizave.

Held tutje ka thënë se pse nuk duhet t’ia lehtësojnë bjellorusëve procesin e liberalizimit të vizave kur një gjë të tillë e kanë bërë për Kosovën që nga viti 2008.

“Epo, pse s’duhet ne që për hir të njerëzve atje të bëjmë atë që aplikojmë në Kosovë që nga pavarësia në vitin 2008? Lehtësimi i vizave nuk është liberalizim i vizave. Vetëm sa për të sqaruar se për çfarë po flasim”, ka thënë Heldt në kundërpërgjigjen e tij për Pacollin.