Përplasje e fortë, vdes drejtuesi i motoçikletës

FIER- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ferma e Çlirimit’. Viktima ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë së bashku me një person tjetër kur janë përplasur nga një automjet tip fuoristradë.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës.

Shqiptarja.com