Sërish tërmet në Shqipëri

Një ditë pas tërmeteve me magnitudë të konsiderueshme në Dibër që shkaktuan dhe dëme materiale në 16 banesa, sërish sot janë regjistruar lëkundje.

Magnituda është 3.1 e shkallës Rihter me thellësi 8 km.

Sipas EMSC tërmeti është regjistruar vetëm disa minuta më parë./Fokusi.info/