Përplasje e Ischingerit dhe Grenellit për Kosovën

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger dhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell janë përplasur për Kosovën.

Ischinger përmes rrjetit social Twitter ka thënë se është mirë që SHBA-ja kujdeset për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, porse njohje mes dyja vendeve nuk ka.

“Është mirë që SHBA interesohen për marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Por e rëndësishme të theksohet: asnjë marrëveshje midis dy vendeve nuk u nënshkrua në SHBA sepse ende nuk ka njohje reciproke. Mbetet shumë punë për përfaqësuesit e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Porse nuk ka munguar as përgjigja e Grenellit. Ai ka thënë se “në vend se të ankoheni, pse nuk po i liberalizoni vizat për Kosovën, gjë që e keni premtuar për vite”,

Ischinger në replikë ndaj tij, ka thënë se pajtohet se çështja e liberalizimit është vonuar.

“E kam diskutuar këtë për vite të tëra”, ka shkruar ai.