Përplasje me armë, dyshohet për 2 viktima

Një grup të rinjsh janë përplasur mes tyre me armë zjarri pak çaste më parë në qytetin e Laçit, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se ka edhe viktima.

Grupi hetimor dhe policia ka rrethuar zonën. Ende nuk ka detaje, por dyshohet se nga shkëmbim i zjarrit janë vrarë dy persona.

“BalkanWeb” mëson se përplasja mes të rinjve ka ndodhur në qendër të qytetit.