Përplasje me protestuesit, lëndohen disa policë, 3 te spitali i Traumës

Tensione të shumta pranë hyrjes së Kryeministrisë ku po zhvillohet protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.

Mësohet se deri më tani janë 8 policë të plagosur, 5 te ministria e Brendshme dhe 3 te kryeministria.

Efektivët janë plagosur në kokë shumica dhe në trup.

Ata janë goditur me gurë e sende të forta nga protestuesit.

Policët po porosisin vazhdimisht të ruajnë qetësinë të shmangin sa të munden përplasjen me protestuesit

Ndërkohë, sipas informacioneve të Ora News, 3 policë të plagosur ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës.