Përplasje mes deputetëve: Balje i kundërpërgjigjet Bashës

Deputetja Duda Balje i ka reaguar homologut të saj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pasi ky i fundit e paragjykoi atë, pasi votoi kundër Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës.

Ajo në Facebook ka shkruar se është rritur nën vlerat e islamit në Kosovë, dhe se Basha nuk mund të komentoj besimin e saj.

“Thonë se shoku kulturor prej amerike te mban gjate peng ne kujtese. Une jam rritur nen vlerat e islamit tradicional në Kosovën tonë! Ti nuk beson ne Zot, dhe nuk mund te komentos intenzitetin e kualitetin e besimit tim! P.s këtë për Zotin!”, shkruan Balje.

Basha më herët deklaroi se Duda Balje po të ishte muslimane s’do të mund të dilte “qështutne”.

“P.sh. Duda Balje, e shet në emër të fesë, ajo me kon përnime myslimane s’e besoj që kish mujtë me dalë qeshtutne, ose t’i shkon fesë deri në fund o smundesh me zgjedh për tjerët. Psh ti me vendos për të tjerët, psh ti me vendos për një komunitet tjetër në emër të fesë, a për veti nuk të pëlqen”, tha Dimal Basha në një emision televiziv.