Përplasje mes djalit të Fatmir Sejdiut dhe Bajram Gecajt, anulohet tubimi i LDK-së

0
500

Dega e dytë e LDK-së, që përfshin zonë e qytetit të vjetër në Prishtinë, ka pasur tensione gjatë tentimit për të mbajtur kuvendin zgjedhor të një nëndege të saj.

Express mëson se mbledhja është anuluar pasi ka pasur përplasje mes Bajram Gecajt dhe djalit të Fatmir Sejdiut.

Në shkollën ‘Gjergj Fishta’ në Prishtinë, ka nisur një nga tubimet zgjedhor të LDK-së.

Burime të Express, tregojnë se djali i ish-presidentit Fatmir Sejdiu, i ka reaguar zyrtarit të kësaj partie, Bajram Gecajt.

Sipas të njëjtave burime, kuvendi nuk ka arritur të mbahet për shkak të tensioneve mes tyre.

Kanë qenë të mbledhur rreth 200 veta dhe Bardhyl Sejdiu është ankuar se ka pjesmarrës që nuk i takojnë kësaj dege.

Ai i ka akuzuar pjesën tjetër se ‘po dëshirojnë të manipulojnë me procesin”.

Mirëpo, diçka të tillë mohon Bajram Gecaj, i cili është anëtar i kryesisë së LDK-së në degën e dytë.

Ai në një prononcim e pranon që është anuluar ky tubim, mirëpo thotë se nuk pati tensione.

Ai tregon se tubimi ka qenë i një nëndege të degës së sdytë dhe arsyeja e anulimit të tij ka qenë numri i madh i pjesmarrësve.

“Jemi mbledhur kryesia e degës me kryesinë e nëndegës dhe kemi vendosur që të mos mbahet për shkak të numrit shumë të madh. Asnjë degë nuk i ka aq. Kanë qenë prezent mbi 200 persona”, ka thënë Gecaj.

Ndërkaq, Bardhyl Sejdiu, që nuk është anëtar i degës por vetëm delegat, ka qenë i paqasshëm.

Tubimi ishte paraparë të mbahej në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Taslixhe.