Përplasje në BFI, Veseli: Sulejman Rexhepi është ende kryetar i BFI-së (Video)

Sipas drejtorit të Agjencisë “Hallall” njëherazi anëtari i Bashkësisë Fetare Islame, Muhamer Veseli, mulla Rexhepi është ende kryetari i BFI-së, sepse sipas tij, atë nuk mund ta shkarkojë asnjë gjykatë, por vetëm Bashkësia Fetare Islame.

Shkarkimi i kryetarit të Bashkësisë Islame, sipas Veselit, është e drejtë e vetme dhe ekskluzive e riasetit të Bashkësia Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe jo Gjykata Themelore e Shkupit. Ai tha se kjo revoltë është një revoltë e disa peronave të caktuar që janë të indinjuar me rezultatet zgjedhore të fundit dhe mllefin e tyre po e nxjerrin me Bashkësinë Fetare Islame.

Kjo fatkeqësi që po ndodh në Bashkësinë Fetare Islame , nuk i kemi të njohura rrethanat. Por ajo që është pjesë e indikacionit, është se ata të cilët kanë indinjatën me rezultatet zgjedhore duhet që mllefin e tyre ta hedhin diku tjetër.

Reis Sulejman Rexhepi nuk ka dhënë dorëheqjeje, nuk mund ta shkarkojë gjykata. Reis Sulejaman Rexhepi nuk ka dhënë dorëheqje, nuk është i revokuar apo i shkarkuar, prandaj edhe më tuje është së kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame. Fatëkeqësisht kjo është hera e dytë që ndodh në Bashkësinë Fetare Islame në përmasa të tilla, theksoi ai.

Kjo ndodh për shkak të funksionimit të shteti juridik. Kështu që çdo vendim tjetër është cenim i autonomisë së veprimtarisë së Bashkësisë Islame të cilën autonominë e ka të garantuar me kushtetutën e saj. Shpresojmë që për një kohë të shkurtër sistemi juridik do të pastrojë këtë kaos të paraqitur në BIF. Gjykata Themelore e Shkupit dhe asnjë gjykatë tjetër dhe asnjë organ apo institucion tjetër në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka të drejtën të na tregoj neve dhe më së paku të vendos se kush mund të jetë kryetari i BFI-së . Ajo është e drejtë e vetme dhe ekskluzive e riasetit të Bashkësia Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut. – tha Veseli./Klan Maqedoni/