Përsëri tërmet në Shqipëri

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, vijojnë pasgoditjet. Edhe këtë mëngjes është regjistruar një tjetër lëkundje.

Sipas EMSC lëkundja ishte me magnitudë, 3.1  me epiqendër në detin Adriatik. Thellësia e tërmetit ishte 15 km.

Ekspertët janë shprehur se pasgoditjet janë normale, ndërsa do të vijojnë për disa kohë.