Zelensky i bindur se Ukraina do marrë statusin e vendit kandidat për në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpreson se vendi i tij shumë shpejt do të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Në një video të publikuar, Zelenskuy tha se faza përfundimtare e maratonës së madhe diplomatike fillon sot.

“Dhe në këtë maratonë ne jemi së bashku me BE, një ekip dhe ky ekip do të fitojë”, tha Zelensky. “Jam i bindur se ky vendim do të forcojë jo vetëm shtetin tonë, por edhe të gjithë Bashkimin Evropian.”

Ai u shpreh se është i sigurt që Ukrainë do të marrë së shpejti një përgjigje.

Të shtunën, shefja e BE-së Ursula von der Leyen, e cila zhvilloi bisedime me të në Kiev, tha se Ukrainës do t’i thuhet javën e ardhshme nëse mund të përparojë në fazën tjetër të bashkimit me bllokun.

Zelensky u shpreh se është krenar për trupat ukrainase që po mbrojnë qytetin kyç lindor të Severodonetsk, duke shtuar se luftimet “e ashpra” në rrugë vazhdojnë në qytet.