Përzierja e vajit të ullirit me lulen e basanit – një balsam magjik

Përzierja e vajit të ullirit me lulet e basanit, krijon një masë që në shumë kultura, në mbarë botën konsiderohet si një balsam magjik.

Në vendin tonë ky preparat përgatitet duke ndjekur këtë mënyrë:

Lulet e basanit hidhen në një shishe me vaj ulliri dhe kjo masë lihet në një ambient të errët për dyzetë ditë.

Pas kësaj kohe, kur farat e zeza të lules te kenë lëshuar pigmentin e tyre dhe vaji të ketë marrë ngjyrën e kuqe karakteristike, atëherë kjo përzierje mund të përdoret për të kuruar plagët e diegiet e jashtme.

Mund të konsumohet edhe duke pirë një lugë në ditë për të kuruar sëmundje të ndryshme të stomakut, mëlçisë, e më shumë.

Vaji përdoret edhe për kurimin e formave të ndryshme të gastritit.

Kultivimi i kësaj bime dhe përdorimi i saj në preparate të ndryshme të mjekësisë popullore përbën një fushë me interes për kërkimin shkencor dhe biznesin.